Kush është i moshuari që u ekzekutua sot në Fushë-Prezë

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Fushë-Prezë, ku u dëgjuan të shtëna dhe u gjet i pajetë një person.

Së fundmi është zbuluar identiteti i viktimës.

Raportohet se 71-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri është Abdulla Budlla, nga fshati Hametag, Njësia Prezë.

Në vendngjarje është gjetur edhe mjeti me të cilin lëvizte i moshuari, ndërsa trupi i tij u gjet jashtë makinës.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij krimi, ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli për zbardhjen e të vërtetës, identifikimin dhe kapjen e autorëve.