Delinda Disha është një ndër aktoret më të njohura të spektaklit “Portokalli”, e cila ka spikatur që në fillimet e saj me rolet si drejtoresha e tatimeve, bashkëshortja tek “çifti i lumtur”, Miss Dhoqina etj.
Mirëpo, aktoren e humorit shumë shpejt do ta shohim edhe si këngëtare, pasi ka zgjedhur që të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin Devis Xherahu, ndërsa në postimet e saj në ‘Instgram’, Delinda shprehet se do të jetë hiti më i bukur i verës.
Ndërkohë, ende nuk është dhënë një datë fikse se kur do të publikohet kënga, por aktorja na shuan paksa kuriozitetin, duke publikuar një sekuencë të shkurtër nga materiali.