Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 32-vjeçar qëlloi me pistoletë të dashurën 23-vjeçare, në ambientet e një hoteli.
Autori i plagosjes është shtetasi Fatbardh Dervishi, i cili njihet edhe me mbiemrin Doda. Ky shtetas kishte ardhur nga Spanja pak ditë më parë.
Dyshohet se 32-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur, kur i është shkrepur arma aksidentalisht, duke plagosur të renë në shpatull.
Menjëherë pas plagosjes, djali ka ikur nga hoteli, duke e lënë 23-vjeçaren Edis Koroveshi vetëm në dhomë. Kanë qenë punonjësit e hotelit, të cilët kanë njoftuar policinë dhe kjo e fundit ka transportuar me ambulancë të renë në spital. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit të plagosjes.