E martë, 31 Mars, 2020
14 C
Tirana

Kush do triumfojë, revolucioni që premton Meta apo ai i drejtësisë së re

Lexo edhe ...

“Lekë në dorë s’ka”/Rama ia pret shkurt qytetarit: Do ju ndihmojmë të mbani frymën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme komunikimin live me disa nga qytetarët që kanë shprehur shqetësimet e tyre te platforma “shqipëriaqëduam.al”. Kreu...

Zbuloni dëshirën e Anjeza Shahinit për ditëlindjen e bashkëshortit

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini, një prej vokaleve më të mira, prej vitesh jeton në Angli. Sot këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ka...

Rihanna dhe Jay-Z bashkojnë forcat dhe dhurojnë 2 milionë $

Rihanna dhe Jay-Z kanë bashkuar forcat dhe kanë dhuruar 2 milion dollarë për te ndihmuar ne luften kunder koronavirusit. Fondacionet e tyre 'Riri’s Clara Lionel'...

“Komisionet e KEMP-it nuk funksionojnë”/ Rama tregon rastet e zgjidhura

Në komunikimin e përditshëm me qytetarët, kryeministri Rama ka shpalosur disa nga cështjet që janë zgjidhur këto ditë. Çështjet e zgjidhura lidhen kryesisht me pensionet,...

Më 20 shkurt 1991, mijëra shqiptarë rrëzuan nga piedestali në qendër të sheshit “Skënderbej” në Tiranë, monumentin e diktatorit Enver Hoxha. Busti u tërhoq zvarrë përgjatë rrugëve të kryeqytetit, dhe u çua në Qytetin Studenti, aty ku 700 studentë kishin hyrë në grevë urie, për heqjen e emrit të tiranit nga Universiteti i Tiranës. Simboli i diktaturës ra, por ndërtimi i një shteti vërtet demokratik, ishte një sfidë e vështirë.

Në shumë aspekte, misioni nuk ka përfunduar ende pas gati 30 vjetësh. Bustet e Enverit u hoqën ngado në Shqipëri, por “enverizmi” si mendësi mbeti, dhe mbetet ende gjallë në disa segmente të shoqërisë dhe politikës.

Shoqëria nuk është distancuar plotësisht nga krimet e komunizmit, shumica e dosjeve nuk janë hapur ende. Dhe kujtimet e Nexhmijes Hoxhës, tërheqin ende shumë nostalgjikë të diktaturës. Ndërkohë dominon ende gjuha e dhunës dhe thirrjet për përmbysje dhe revolucion demokratik.

Një vit më parë, opozita dogji mandatet, dhe premtoi një revolucion të tillë. Por pas disa përplasjeve të forta me policinë dhe dëmtimin e institucioneve, u tërhoq nën presionin e ndërkombëtarëve.

Reforma në Drejtësi, sapo ka nisur të japë frytet e para. Por ajo cilësohet si e kapur nga mazhoranca aktuale. I mënjanuar nga kjo reformë, presidenti Ilir Meta, po tenton që të rikthehet bujshëm dhe zyrtarisht në politikën aktive.

Ai ka lajmëruar mbajtjen më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të një tubimi popullor, kundër atij që e cilëson një “grusht shteti” nga qeveria Rama. Shqiptarët janë thirrur vazhdimisht të ngrihen për revolucione demokratike.

Mjerisht ato kanë qenë kryesisht të dhunshme, dhe viktima kanë rënë po vetë shqiptarët e thjeshtë, dhe jo politikanët. Dhe SHBA dhe BE, e kanë bërë të qartë se nuk mbështesin dhe as tolerojnë më skenare të tillë. Revolucioni i vërtetë, nëse do të ketë një të tillë, pritet të vijë nga spastrimi që drejtësia do i bëjë politikës nga të korruptuarit.

TIRANA TODAY  

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Lekë në dorë s’ka”/Rama ia pret shkurt qytetarit: Do ju ndihmojmë të mbani frymën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme komunikimin live me disa nga qytetarët që kanë shprehur shqetësimet e tyre te platforma “shqipëriaqëduam.al”. Kreu...

Zbuloni dëshirën e Anjeza Shahinit për ditëlindjen e bashkëshortit

Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini, një prej vokaleve më të mira, prej vitesh jeton në Angli. Sot këngëtarja me anë të një postimi në Instagram ka...

Rihanna dhe Jay-Z bashkojnë forcat dhe dhurojnë 2 milionë $

Rihanna dhe Jay-Z kanë bashkuar forcat dhe kanë dhuruar 2 milion dollarë për te ndihmuar ne luften kunder koronavirusit. Fondacionet e tyre 'Riri’s Clara Lionel'...

“Komisionet e KEMP-it nuk funksionojnë”/ Rama tregon rastet e zgjidhura

Në komunikimin e përditshëm me qytetarët, kryeministri Rama ka shpalosur disa nga cështjet që janë zgjidhur këto ditë. Çështjet e zgjidhura lidhen kryesisht me pensionet,...

Humb jetën nga koronavirusi aktori i njohur i ‘Star Wars’

Aktori i Star Wars Andrew Jack ka vdekur në moshën 76 vjeçare nga koronavirusi. Andrew i cili ishte edhe një trajner i dialekteve, ndërroi jetë...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT