E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Kurti: Protestuesit serbë në Jarinjë e Bërnjak paguhen nga Serbia

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Vuçiç mbetet shkaktari i situatës së krijuar në veri. Dje është arritur një draft final, dhe pritet që të miratohet edhe nga pala serbe, para se marrëveshja të quhet si e finalizuar. Kurti ka thënë në një intervistë për televizionin kroat HRT, se pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë në krizë, jo për shkak të serbëve, por për shkak të presidentit të Serbisë. “Pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë në krizë jo për shkak të serbëve, por për shkak të presidentit të Serbisë”, është shprehur Kurti.

“Ne ende kemi probleme me Serbinë. Kosova nuk është problemi këtu, është Serbia, veçanërisht presidenti i atij vendi, që mendon e flet si në vitet 90-ta të shekullit të kaluar”.

Më tej ai është shprehur se mbi 11 mijë automjete morën targat e përkohshme të Kosovës, që kur është vendosur reciprociteti me targa ndaj Serbisë.

Sipas tij, protestuesit serbë paguhen nga Serbia. “Disa prej tyre kanë një dosje të aktiviteteve kriminale në të kaluarën, ata kanë pikëpamje ekstreme për politikën dhe botën. Disa prej tyre gjithashtu morën pjesë në tentim grusht-shteti në Mal të Zi pesë vjet më parë”, deklaroi Kurti.

Kurti ka thënë se me anë të veprimeve të tij, Vuçiç po “synon që të nxisë një konflikt ndërkombëtar”.

“Sjellet ministri i Mbrojtjes në kufi me Kosovën, së bashku me ambasadorin rus në Serbi dhe me atasheun e Mbrojtjes së Rusisë në Beograd. Në të njëjtën ditë ata i vunë zjarrin një ndërtese në Zubin Potok. Gjithashtu aeroplanët ushtarakë MiG-29 sillen rreth Kosovës, po ashtu automjete të blinduara e prodhuara në Rusi i afrohen kufirit. Por ata erdhën me një arsenal ushtarak në kufijtë e vendit tonë. Forca tona speciale janë atje, si në Bërnjak ashtu edhe Jarinjë. Të mos harrojmë, se në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, ata dogjën pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak”, u shpreh ai.

Lexo edhe :   Kosovë/Masat që pritet të hyjnë në fuqi nesër
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhjet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...