E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Kurti: Ende nuk kemi marrëveshje me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur se edhe pas dorëzimit të emrit për mandatar për kryeministër ende nuk kanë arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti ka bërë të ditur se janë të gatshëm për takime të reja me LDK-në, në mënyrë që të gjenden alternativa për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.

“Propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje si subjekt fitues në zgjedhjet e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje edhe te presidenti më 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake. Dy javë pas takimi katër minutësh nuk kemi marrëveshje.

Ne nuk e kemi pranuar propozimin e LDK-së, por jemi të gatshëm për takime tjera.

E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019.

Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi, nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm.

Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra, qasja ‘Merre ose lëre’, do të thotë lëre.

Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë.

Ne, si Lëvizje VETËVENDOSJE! kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi, e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak.

E kemi filluar duke e çliruar nga kapja, udhëheqjen e Kuvendit: nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri, Glauk Konjufca.

Unë besoj se ne mund të kthehemi e duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takoj edhe përfaqësuesit e pakicave”, deklaroi Kurti.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...