Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vijoi takimet në Bruksel, ku u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kurti tha se në këtë takim theksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë si dhe shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancës do ta bënte rajonin dhe Evropën “më të sigurt”.
“NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri, dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
.#NATO is the greatest security alliance the world has ever seen. W/ Secretary General @jensstoltenberg I emphasised that its presence in #Kosova is indispensable in keeping peace & providing security and #Kosova membership in #NATO makes the region & Europe much safer. pic.twitter.com/xMBGZx1tdJ
— Albin Kurti (@albinkurti) April 29, 2021
Gjatë vizitës së tij, Kurti do të do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Kurti në vizitën e tij të parë në Bruksel, po ashtu do të marrë pjesë në një seancë të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.