Ekonomi

Kursi i këmbimit valutor/ Vazhdon rënien Paundi Britanik, rritje e lehtë për Euron

               Publikuar në : 14:21 - 09/05/19 S.N

Valuta e Eurozonës ka shënuar ditën e sotme një rritje të lehtë prej 0.1 pikësh për herë të parë pas disa kohësh qëndrueshmërie duke u këmbyer sot me 123.10 lekë.

Ndërkaq vazhdon rënien Paundi Britanik i cili sot ka zbritur me 0.4 pikë duke kapur vlerën e 142.8 lekëve.

Rënie kanë shënuar dhe Dollari Kanadez dhe ai Australian, referuar të dhënave të Credins Bank, të cilat janë kuotuar sot përkatësisht në vlerën e 81.30 lekë dhe 76.5 lekëve.

Ndërsa Dollari Amerikan nuk ka regjistruar lëvizje duke u këmbyer sot sikurse dhe ditën e djeshme me 109.8 lekë.
Ndërkaq shënon rritje me 0.2 pikë Franga Zvicerane e cila sot kap vlerën e 107.7 lekëve./Scan.tv

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT