Monedha e Eurozonës shfaq më në fund qëndrueshmëri ditën e sotme, duke u këmbyer sërish me 122.5 lekë sikurse ditën e djeshme. Nga ana tjetër Paundi Britanik ka regjistruar sërish rënie me plot 0.6 pikë, duke kapur vlerën e 139 lekëve.
Zbritje të lehtë ka pësuar dhe Dollari Amerikan, i cili sipas të dhënave të Credins Bank, sot është këmbyer me 109.5 lekë. Edhe përsa i përket Frangës Zvicerane kemi një rënie të ndjeshme prej 0.3 pikësh, duke u kuotuar sot në vlerën e 108.2 lekëve.
Ndërkaq Dollari Australian ka zbritur në vlerën e 75.2 lekëve, ndërsa Dollari Kanadez nuk ka shfaqur luhatje, duke u këmbyer edhe sot me 81.5 lekë. /SCAN