Monedha e Eurozonës ka regjistruar më në fund një vlerë të qëndrueshme ditën e sotme, duke vazhduar të këmbehet me 122 lekë.
Ndërsa kemi një dobësim të ndjeshëm të Paundit Britanik i cili ka rënë me plot 0.7 pikë, duke zbritur në vlerën e 137.8 lekëve.
Ndërkaq Dollari Amerikan dhe Franga Zvicerane kanë fituar pikë kundrejt Lekut, duke u këmbyer sot përkatësisht me 109.3 lekë dhe 108.2 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.
Përsa i përket Dollarit Kanadez, është shënuar një rënie me 0.4 pikë duke u këmbyer sot me 81 lekë. Qëndrueshmëri ka shfaqur Dollari Australian i cili edhe sot këmbehet me 75 lekë. /SCAN