Valuta e eurozonës ka rifituar pikë kundrejt monedhës vendase, lekut, duke e mbyllur javën që lamë pas në rritje.
Nga të dhënat e kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro e ka nisur javën në nivelin e 124.91 lekëve, për t’u luhatur lehtë ditën e martë duke zbritur në kuotën e 124.87 lekëve.
Por, pavarësisht kësaj, monedha është rikuperuar duke e mbyllur javën në vlerën e 125.29 lekëve./SCAN