E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

“Kurba po rritet”, Silva Bino ngre alarmin: Situata është shqetësuese

Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e ftuar në ‘Open’, ka ngritur alarmin për situatën e korona.virusit në vend, ndërsa ka theksuar se jemi në një moment shumë serioz.

Bino tha kurba po rritet si në Kosovë dhe Maqedoni, ndaj janë marrë këto masa të cilat Shefja e epidemiologjisë i quan të karakterit mesatar, por në rast përkeqësimi të situatës, edhe masat do vijnë duke u shtrënguar.

Bino gjithashtu theksoi se të gjitha masat bashkë nuk kanë asnjë funksion nëse vetë qytetarët nuk ndërgjegjësohen.

Silva Bino: ”Ne jemi në një pandemi dhe matet nëpërmjet incidencës dy-javore. Nga ana tjetër kemi rritje të rasteve aktive për 100 mijë banorë. Ndaj duhen marrë masa dhe duhen shtuar madje. Natyrisht që ka përhapje virusi. Mund të ishim më keq, por duhet të jemi optimist dhe të kemi situatën në kontroll. Është e vërtetë që kurba po rritet, po i afrohemi Kosovës, Maqedonisë. Situata është shqetësuese. Kur bëjmë skenare llogarisim kapacitetet e gjithë spitaleve.”

Eni Vasili: ”Kemi mjaftueshëm mjekë?”

Silva Bino: ”Ka një plan të burimeve njerëzore. Do gjenden kapacitetet përkatëse. Mund të mos jenë mjekë specialistë, por janë mjekë që i afrohen profesionit. Nëse s’do kemi bashkëpunim me qytetarët, çfarëdolloj mase nuk do kenë rezultatin e duhur.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...