Kurba e koronavirusit në vend mbetet e qëndrueshme, pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 138 raste të reja, nga 2.584 testime të kryera.
Ndërkohë, 5 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës. Viktimat janë të moshave 56 – 72 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë informon se rastet e vdekjes janë nga Shkodra, Lezha, Vlora dhe Elbasani
Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 465 pacientë, teksa raste aktive mbeten 24.556.
Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe ato rajonale, po trajtohen 160 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
35 raste në Tiranë, 12 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Devoll, Skrapar, 4 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Pogradec, Malësi e Madhe, 3 raste në Korçë, Lezhë, Vlorë, Pukë, Mirditë, Berat, Kamëz, Sarandë, Peqin, Poliçan, 2 raste në Lushnje, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Vau Dejës, Divjakë, Belsh, Gramsh, Këlsyrë, Konispol, 1 rast në Kuçovë, Vorë, Dropull.
Viktima – 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qyetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 56 – 83 vjeç.
Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 103,066 që nga fillimi i epidemisë.
Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 160 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Statistika (21 Prill 2021)
Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2584
Testime totale 615,147
Raste pozitive 129,980
Raste të shëruara 103,066
Raste Aktive 24,556
Humbje jete 2,358
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18113
Fier 2090
Durrës 966
Shkodër 830
Gjirokastër 794
Korçë 631
Vlorë 389
Dibër 311
Kukës 264
Elbasan 93
Berat 60
Lezhë 15