Kurba mbetet e ulët, edhe 3 viktima nga koronavirusi

Kurba e koronavirusit në vend mbetet shumë e ulët pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 51 raste të reja, nga 1.762 testime të kryera.

Ndërkohë, 3 persona nuk arritën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës.

Po në 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 872 pacientë, teksa raste aktive mbeten 17.065.

Aktualisht, në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.

Viktima – 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Statistika (04 Maj 2021)

Raste të reja ditore 51

Të shëruar në 24 orë 834

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 1,995

Testime totale 643,963

Raste pozitive 131,327

Raste të shëruara 112,626

Raste Aktive 16,299

Humbje jete 2,402

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13723

Fier 720

Shkodër 375

Durrës 250

Korçë 251

Gjirokastër 246

Vlorë 235

Elbasan 129

Dibër 100

Kukës 98

Berat 90

Lezhë 82