Kurba e Covid-19 nuk njeh ulje, 21 viktima në 24 orët e fundit

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 851 raste të reja.

Ndërkohë, 21 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje. Viktimat janë të moshave 42-94 vjeç.

Nga virusi janë shëruar edhe 903 persona, teksa raste aktive janë 35.742. Situata paraqitet e rënduar edhe në 4 spitalet COVID, pasi aktualisht po trajtohen 606 pacientë.

Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Viktima – 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo edhe :   Vaksina kineze, Rakacolli: Nuk ka pasur asnjë efekt anësor

Të shtruar në spitale – Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Vaksinimi – Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.

Statistika (3 Mars 2021)

Raste të reja ditore 851

Të shëruar në 24 orë 903

Të shtruar në spitale 606

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3149

Testime totale 476,017

Raste pozitive 109,674

Raste të shëruara 72,076

Raste Aktive 35,742

Humbje jete 1,856

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23219

Fier 2635

Vlorë 1780

Durrës 1629

Shkodër 1342

Gjirokastër 1088

Elbasan 899

Korçë 894

Lezhë 795

Berat 774

Dibër 349

Kukës 338