E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kurba e Covid-19 në Kosovë mbetet e lartë, 15 viktima në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit 15 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 775 raste të reja me COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 1.903 mostrave.

IKSHPK po ashtu njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 553 pacientë, duke çuar në total 22. 690 numrin e të shëruarve.

Që prej 13 marsit, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus, në Kosovë janë regjistruar 37.028 raste

Prej tyre 963 pacientë kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 13.375.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...