E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kur Yuri Kim ia lë Ilir Metës në derë, topin e Reformës në Drejtësi

Nga: Alfred Peza

A e patë vijimin e “revolucionit të ri” këtë të hënë të 14 dhjetorit, ose ditën e saj të gjashtë, sesa të urtë e paqësorë ishin protestuesit? Me shumë mundësi kështu do të vazhdojnë, edhe në ditët e ardhëshme, derisa ajo të shuhet. A e dini pse?

E para, sepse u kuptua më në fund nga të gjithë shqiptarët, se prapa saj ishin Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. E në kushtet kur dhuna tashmë ka vetëm një emër, kuptohet se asnjë lider politik, nuk mund të përballet për këtë me shqiptarët e ndërkombëtarët.

E dyta, kjo ka lidhje me një zhvillim tejet të rëndësishëm, që kaloi pothuasje “pa u vënë re” nga mediat, siç kaloi pak ditë më parë edhe marrja zyrtarisht i pandehur nga SPAK, i Adriatik Llallës dhe sekuestrimi i të gjitha pronave të tij.

Është fjala për deklaratën e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim: “Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për një gjykatë funksionale. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”

Kjo do të thotë se nga sot e tutje, topi i reformës në drejtësi, është në derën e Ilir Metës. Kryetari i Shtetit ka thënë se integrimi i Shqipërisë në këto 30 vjet, nuk është vonuar asnjë sekondë nga Ilir Meta. Dihet që ngritja e Gjykatës Kushtetuese, është një nga detyrimet që kemi në procesin e avancimit me hapa më të shpejtë në këtë proces. Ndaj mbetet për tu parë, nga ky moment e tutje sesi do ta luaj topin e amerikanëve, të hedhur në këmbët e tij.

Lexo edhe :   Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

Po si do të vijojë pas kësaj “revolucioni i gurëve”? Në kushtet e luftës politike pas mbi 7 vitesh, do ishte normale si në çdo demokraci tjetër, që opozita të ankohej politikisht herë për pushtetin qëndror, e herë për pushtetin lokal. Herë për ekonominë e vendit, e herë për financat e saj. Herë për bujqësinë, e herë për turizmin. Herë për mbarëvajtjen e kulturës, e herë për atë të arsimit. E kështu pafundësisht, sipas halleve, problemeve dhe sfidave të shoqërisë.

Por jo. Opozita jonë as është ankuar e as ka për tu ankuar kurrë për asgjë tjetër. E kanë patur, e kanë dhe do ta kenë gjithmonë herë me Saimir Tahirin, e herë me Fatmir Xhafën. Herë me Sandër Lleshin e herë me Ardi Veliun. Herë me ministrinë e Brendshme, e herë me policinë e Shtetit. Herë për kanabisin, e herë për aksidentet rrugore. Herë për bandat, e herë për banditët. Herë për trafikun, e herë qetësinë publike edhe kur ajo është në kuotat e veta normale.

Lexo edhe :   Apeli i Metës: Të ndihmojmë biznesin për të ndalur shpopullimin

A e dini pse? Sepse opozita ka strategji mbajtjen ndezur të tensioneve, duke kërcënuar stabilitetin e vendit, për ta detyruar mazhorancën dhe ndërkombëtarët të ulen për një pazar politik me ta. Duke mos patur mbështetje popullore, duke mos patur shumicën e votave të shqiptarëve, duke mos patur shanse për të fituar përmes sistemit demokratik, e vetmja alternativë i mbetet ajo përmes shkatërrimit, terrorit dhe frikës.

Për bojkotin e 30 qershorit, ia vunë fajin reformës zgjedhore derisa Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ia la topin Luli Bashës, në derë. Tani, fajin ua ka reforma në drejtësi, ndaj sot Ambasadorja ia la topin në derë Ilir Metës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Revolucioni i molotovëve” e la opozitën pa përfaqësim në pushtetin lokal, të presim se çdo fitojnë këtë radhë, nga “revolucioni i gurëve” për 25 prillin!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...