E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Kur vjen vaksina? Dy ish-ministrat sherr në studio, Rakacolli zbut gjakrat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përplasur me ish-ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Kojan për faktin se kur do të mbërrijë vaksina anti-covid në vend.

Të dy të ftuar në emisionin “Open”, kanë diskutuar lidhur me sigurimin e vaksinës. Teksa diskutonin, në studio ka nisur debati, ku dy të ftuarit janë përplasur duke e cilësuar njëri-tjetrin si “zhurmues”.

Pjesë nga debati:

Gjergj Koja: COVAX ka 9 kompani në portofol, 4 amerikanë, kineze, gjermane dhe australiane. 1 e ka certifikuar. Nuk është mekanizëm i vdekur. Ajo që kemi prenontuar do të vijë në Shqipëri. Nuk është se Evropa ka filluar vaksinimin dhe ne jemi prapa. Kjo është propagandë politike. Nuk është vetëm kur, kur, kur? Por sa e sigurt është vaksina. Ajo që do të jetë e sigurt do të vijë në tre-mujorin e parë të 2021. Asnjë vend i BE-së se ka nisur vaksinimin, ju më thoni Shqipëria është prapa. Ku është prapa?

Tritan Shehu: Boll tani mos bëj zhurmuesin. Mos bëj avokatin e kryeministrit për për aty.

Gjergj Koja: Nuk por bëj avokatin e kryeministrit po bëj avokatin e profesionit që keni ju dhe unë. Do vijë vaksina në tre mujorin e parë. Nuk është çështje politike. Kontrollo gjuhën, mos më thuaj mua zhurmues. Se jemi kolegë bashkë. Ndryshe shko atje tek selia jote, ku të nxorrën jashtë. Flasim profesionalisht.

Tritan Shehu: Shqipëria nuk ka kontratë, datë dhe as çfarë vaksinë do të vijë në Shqipëri.

Mira Rakacolli: Nuk do të pranojë çfarëdo që na sjell COVAX. Siguria mbi të gjitha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...