E shtunë, 28 Nëntor, 2020
15 C
Tirana

Kur u ekzekutua Xhon Kenedi, vrasja e presidentit nuk ishte një krim federal

Më të lexuarat

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

Kurba e Covid mbetet e lartë në vend, 10 viktima

Situata epidemiologjike në vend, mbetet e rënduar pasi vijojnë të regjistrohen shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë informon...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

“Një pllakë tektonike po lëviz”, sizmologu i njohur turk paralajmëron banorët

Gjatë paradites se sotme, lëkundje të forta u ndjenë në Turqi, duke i shtuar edhe më tej panikun qytetarëve se do të rikthehet situata...

Pamje të rënda nga aksidenti i yllit të Arsenalit, udhëtonte me mjetin luksoz

Pamje të tmerrshme të aksidentit të mesfushorit të Arsenalit, Joe Willock, kanë bërë xhiron e rrjetit. Ai po udhëtonte me mjetin e tij luksoz...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

E bujshme nga Argjentina, Maradona ka firmosur të mos varroset

Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e djeshme, krejt papritur, duke tronditur botën e sportit dhe jo vetëm. Megjithatë, legjenda argjentinase nuk mund...

Përdori qentë për krizën ushqimore, ja disa nga çmenduritë e Kim Jong Un

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, është një nga udhëheqësit më të çuditshëm në botë. Askush as nuk e di moshën e...

Kanë kaluar 57 vite që kur presidenti amerikan Xhon Kenedi u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Autori ishte Li Harvi Osvald, që u vra më vonë nga Xhek Rubi. Ekzistojnë qindra teori konspiracioni rreth asaj se kush qëndronte pas atij atentati, dhe nëse Osvald ishte personi i vetëm me armë atë ditë, apo nëse kishte një tjetër gjuajtës.

Ja cilat janë 5 faktet që mund të mos i dini, në lidhje me vrasjen e presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara:

  1. Osvald nuk u arrestua për vrasjen e Kenedit

Në fakt ai u arrestua pasi qëlloi për vdekje oficerin e policisë J.D.Tipit, 45 minuta pasi vrau presidentin. Ai e mohoi të kishte vrarë ndonjë njeri, dhe ndërsa po transferohej në burgun e qarkut 2 ditë më vonë, u qëllua dhe u vra nga Xhek Rubi, pronari i një klubi nate në Dallas.

  1. Vrasja e presidentit, nuk ishte një krim federal në vitin 1963

Pavarësisht vrasjeve të 3 presidentëve amerikanë- Abraham Linkoln, Xhejms Garfilld dhe Uilliam Mekinli, vrasja ose përpjekja për të vrarë një president nuk ishte një krim federal në SHBA deri në vitin 1965, dy vjet pas vrasjes së Kenedit.

  1. Rrjetet televizive ndërprenë programet normale për 4 ditë

Më 22 nëntor 1963, vetëm 10 minuta pasi u qëllua presidenti Kenedi –televizioni CBS transmetoi i pari lajmin mbi ngjarjen. Pas kësaj, të tre rrjetet televizive – CBS, NBC dhe ABC – ndërprenë programet e tyre të rregullta, për të mbuluar ngjarjen për 4 ditë rresht. Vrasja e Kenedit ishte ngjarja më e komentuar në mediat e lajmeve, deri në pasqyrimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

  1. Një grua drejtoi për herë të parë dhe të vetme betimin e presidentit të ri
Lexo edhe :   "Do ndërtojmë ekonominë që udhëheq botën", Biden i shkruan letër shqiptarëve
Lexo edhe :   Dorëzohet Lukashenko? Presidenti bjellorus mund të japë dorëheqjen

Disa orë pas atentatit, zëvendëspresidenti Lindon Xhonson u betua si president në bordin e avion presidencial “Air Force One”, teksa e veja e presidentit Zhaklin Kenedi, gjendej në krah të tij. Ai moment u fiksua në një foto që ka hyrë tashmë në histori. Procesi u administrua nga gjyqtarja federale Sara Hjuxh, e vetmja grua që ka e bërë ndonjëherë.

  1. Osvald ishte përpjekur të vriste më herët kundërshtarin e Kenedit në ushtrinë amerikane

Tetë muaj para se Osvald të vriste Kenedin, ai u përpoq të vriste një antikomunist të flaktë, ish-gjeneralin e ushtrisë amerikane Edvin Uoker. Pas dorëheqjes së tij nga Ushtria Amerikane në vitin 1961, Uoker u bë një kritik i hapur i administratës Kenedi, dhe kundërshtoi në mënyrë aktive lëvizjen për të integruar zezakët në shkollat e jugut të vendit.

Komisioni Uorren, i ngarkuar me hetimin e vrasjes së presidentit në vitin në 1963, zbuloi se Osvald ishte përpjekur të vriste Uokerin në kohën kur gjenerali në pension ndodhej brenda shtëpisë së tij. Uoker pësoi vetëm lëndime të lehta nga copat e plumbave.

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2018/03/20/us/jfk-assassination-5-things/index.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...