E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Kur të ze çatia e shkollës

Nga: Skënder Minxhozi

Ka insistuar më kot kolegu Lorenc Vangjeli, që t’i marrë një përgjigje konkrete Lulzim Bashës në lidhje me trashëgiminë që ka lënë pas në arsimin e Tiranës, nga koha kur ishte kryebashkiak. Kreu i opozitës nuk ka qenë në gjendje të thotë nëse ka ndërtuar ose jo një shkollë në katër vitet kur drejtoi kryeqytetin (2011-2015).

Ky është manuali klasik i Lulzim Bashës në daljet publike. Edhe për dosjet kosovare të krimeve të luftës, edhe për pasurinë e vënë gjatë dhe para se të hynte në politikë, edhe për akuzat e rënda financiare të drejtësisë shqiptare që u mbyllën me procedurë, edhe për 21 janarin, edhe për mënyrën e ngjitjes në bashkinë e Tiranës, edhe për humbjen e mbi 150 mijë votave në zgjedhje, qëkur ka drejtuar Partinë Demokratike si kryetar pas vitit 2013. Në të gjitha këto njolla të errëta me të cilat është e mbushur karriera e tij politike 15 vjeçare, Basha preferon rregullisht të heshtë, duke u mjaftuar të bëjë sikur dëgjon.

Ky stereotip politikani që nuk flet për veten, por që nuk le gjë pa thënë për të tjerët, gjen tek Lulzim Basha përfaqësuesin më të ekspozuar dhe aktiv të viteve të fundit. Në shtatë vjetët që ka kaluar në krye të partisë së dytë më të madhe të vendit, Basha ka montuar një skenë gjigande aktrimi, ku ka predikuar pa u lodhur kundër korrupsionit, vjedhjes së votave, mosmbajtes së premtimeve dhe abuzimit me pushtetin. Që të gjitha janë akuza që, gjatë kohës që ka mbajtur tre portofole ministrore dhe një mandat kryebashkiaku të Tiranës, i janë bërë atij vetë nga ata që ishin në opozitë para vitit 2013.

Dikur Jozefina Topalli ka thënë se Lulzim Bashës i ndërronin ministritë që të mos binin në sytë gafat e gabimet që bënte. Në fakt, në çdo dikaster ka lënë pas gjurmët e dyshimit dhe të faullave, të apatisë dhe mosmbajtes së asaj që kishte premtuar. Jo më kot ai sot njihet përmes formatit tashmë të konsoliduar të politikanit përtac dhe që i ikën rregullisht të shkuarës së tij politike.

Në një kohë paqeje relative, siç është një sezon i zakonshëm veror, kur politika dhe bashkë me të edhe shqiptarët e tjerë shkojnë në plazh, kjo sjellje e kryetarit të opozitës nuk do të binte shumë në sy. Fundja të gjithë që kanë hyrë e dalë nga porta e madhe e pazarit të politikës, kanë gënjyer, vjedhur e mashtruar jo pak.

Lexo edhe :   Kujt i duhet Presidenti folklorik?

Por kur ti kërkon të ngresh një platformë të tërë elektorale, me një format fitimtar tezash, idesh e argumentash përballë kundërshtarit, do të biesh dakord me hir a me pahir që të kalosh nëpër kalvarin e vetingut të konkurentëve, medias dhe opinionit publik.

Problemi i Bashës me amnezinë politike, nuk është vetëm i tiji. Ai që sot propozohet djathtas si paneli i ndryshimit, ja ka bërë dukshëm më të lehtë garën zgjedhore një kryeministri që ka pasur një mandat të dytë shumë problematik, të demotivuar dhe të bërë shoshë nga “vrimat” e frikshme të tërmetit dhe pandemisë. Lista e krerëve politikë që po vihen në rresht për të mundur Ramën, kanë thuajse që të gjithë një të shkuar politike të rangut të lartë. Kanë qenë krerë të lartë partiakë ose qeveritarë. Që do të thotë se kanë patur dhe kanë ende rastin që të kërkojnë ndjesë për atë që kanë bërë keq gjatë rrugës.

Lexo edhe :   Kujt i duhet Presidenti folklorik?

Lulzim Basha i pari i rrëshqiti të enjten mbrëma një pyetjeje direkte për ndërtimin e një shkolle në Tiranë. Nuk kërkoi ndjesë, as njohu ndonjë gabim. Ky është edhe handikapi më i madh skualifikues i sfidantëve të 25 prillit, që gërryen orë e çast besimin tek opozita, edhe të atyre zgjedhësve që s’duan ta shohin më me sy Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Një defekt i madh qysh në nisje, që Basha, Kryemadhi e të tjerët bëjnë sikur nuk e shohin, por që është aty, pas çdo deklarate hipokrite, pyetjeje pa përgjigje të shtypit apo ngritjeje supesh të një njeriu të thjeshtë në rreshtin e tretë të një mitingu. Pyetja e shkollës së pandërtuar do të kthehet e rikthehet deri në 25 prill dhe zoti Basha e të tjerët pas tij bëjnë mirë të gjejnë një përgjigje, nëse s’duan marrin faturën në kutitë e votimit. Ndryshe do i zerë poshtë çatia e shkollës.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Nga: Skënder Minxhozi 577-vjetori i Beslidhjes së Lezhës, pastaj lule te Çerçiz Topulli e ndonjë anabas tjetër i ngjashëm, që nuk pata kohë ta vë...

E rëndë/ Prej një muaji e shtruar në Infektiv, 22-vjeçarja humb jetën nga Covid

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës. E reja,...

Bajern-Dortmund/ Ja çfarë duhet të dini për klasiken gjermane

Bayerni, kryesues i Bundesligës, do të presë vizitën e Borussia Dortmundit në kryendeshjen e javës në Bundes. Fushë-beteja gati për "der Klassiker", një ndeshje...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, gjykata jep vendimin për një prej autorëve

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për Hans Jonuzi, një nga autorët e vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj. Ngjarja e...

“Kam dy ditë që pres informacion për motrën”/ Vëllai denoncon nga Infektivi

Një qytetar ka denoncuar faktin se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij, e cila është e shtruar në spitalin...