E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Kur Shqipëria rrezikonte të asgjësohej nga një sulm bërthamor i SHBA-së

Enver Hoxha mburrej me forcën e ushtrisë shqiptare, dhe sulmonte shpesh me fjalë ”imperialistët” amerikanë.

Por këta të fundit zotëronin armë bërthamore, që mund t’i përdornin edhe kundër Shqipërisë komuniste në rastin e një Lufte të Tretë Botërore.

Kur Xhon Kenedi hyri në Shtëpinë e Bardhë në janarin e vitit 1961, ai nisi të shqyrtojë të gjitha planet e paraardhësve republikanë. Mes tyre ai zbuloi edhe një plan operativ, me një listë vendesh komuniste që do të goditeshin me armë bërthamore, në rastin e një lufte me Bashkimin Sovjetik.

Në një takim me Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Meknamara, gjenerali Tomas Pauer i tha me humor: “Shpresoj të mos keni miq apo të afërm në Shqipëri, pasi thjesht ne duhet ta fshijmë nga faqja e dheut!”.

Meknamara u tmerrua nga kjo ide, kërkoi ndryshimin urgjent të këtij plani, gjë që u miratua edhe nga Kenedi. Shqipëria ishte në shënjestër, prej radarëve sovjetike të mbrojtjes anti-raketore në ishullin e Sazanit.

Veç 8 nëndetëseve bërthamore në Pashaliman, Moska synonte strehimin e 25 nëndetëseve të tjera në Gadishullin e Karaburunit. Planet u anuluan kur në gusht 1961, u prishën raportet e Tiranës me Moskën.

                                    TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....

Dëborë dhe ngrica, temperaturat në minus për nesër

Sot pasdite (e premte, dt. 15) dhe nesër (e shtunë, dt. 16) priten reshje të dobëta në qarqet e jugut, ndërsa në pjesën tjetër...