Familja që po shikoni në foto, është ajo e profesor Agron Tufës dhe përkthyeses Elvana Zaimi. Kush e di sa herët ka nisur mëngjesi për ta, sepse u duhet të bëjnë gati pesë fëmijët e tyre për në shkollë e kopsht. Vesa, Bubulina, Shpendi, Fisniku e Agu janë gati.
Mbaruan mëngjeset e vona të pushimeve dhe pasditet me lodra do t’u lënë vendin pasditeve me detyra, fletore të hapura nëpër tavolina e mësimit të gjeografisë e historisë. Nga Vesa e veshur sport tek Fisniku i veshur me këmishë, jelek e papion i urojmë suksese dhe një vit plot ngjyra familjes Tufa.