AA-Instant

Kur nisëm të përdorim mbiemrat? (video)

               Publikuar në : 11:44 - 11/01/19 marsela

Mendohet se mbiemrat janë përdorur për herë të parë në Kinë, gjatë kohës së perandorit Fu Xi 2852 vite Para Krishtit. Administrata e tij, nisi përdorimin e emrave shtesë, për të lehtësuar regjistrimin dhe mbledhjen e informacionit. Fillimisht, mbiemrat në Kinë merreshin sipas linjës femërore, duke u ndryshuar më vonë në atë mashkullore.

Ndërkohë mbiemrat në botën perëndimore u zhvilluan në mënyrë të pavarur. Gjatë Perandorisë Romake, shumë familje dhe individë morën nga 3 mbiemra. I pari ishte zgjedhja e prindërve, i dyti i referohej klanit ose fisit, dhe i treti ishte një nofkë, që do ta dallonte një individ nga të tjerët e fisit. Nganjëherë njerëzit njiheshin nga një mbiemër ose emërtoheshin sipas veprës që kishin kryer.

Rreth vitit 1100, mbiemrat ishin përhapur në pjesë të mëdha të Evropës. Por disa vende, e kanë futur mjaft vonë këtë zakon. Kështu, për shembull në Holandë, përdorimi i mbiemrave nisi vetëm në vitin 1811, dhe në Japoni 10 vjet më vonë. Në Turqi, përdorimi masiv i mbiemrave filloi në vitin 1934, si pasojë e reformave të Kemal Ataturkut.

Kthehu