Kur mafia drejtoi në prapaskenë xhirimin e filmit “Kumbari” (VIDEO)

Filmi “Kumbari” (The Goodfather), i xhiruar në 3 pjesë në vitet 1970, është ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Ai bëri të njohur aktorët Al Paçino dhe Robert De Niro. Por regjisori Frensis Ford Kopola, do ta kishte të pamundur xhirimin e tij, po qe se producenti Al Rudi, nuk do të kishte marrë lejen e mafies.

Ai arriti një pakt me mafiozin Xho Kolombo. Ky i fundit kërkoi që organizata kriminale të monitoronte realizimin e filmit, në të kundërt nuk do të lejonte xhirimin e asnjë skene në qytetin e Nju Jorkut. Kolombo ishte në atë kohë drejtues i Lidhjes Italo-Amerikane, që synonte t’i jepte fund diskriminimit të emigrantëve italianë në SHBA.

Kjo ishte edhe një nga arsyet, se përse disa nga skenat më të famshme të filmit, u xhiruan nën mbikëqyrjen e mafiozëve të vërtetë. Në disa raste, Kolombo tentoi të jepte edhe sugjerime, të cilat Kopola i mori formalisht parasysh.

Filmi u bazua në librin me të njëjtin titull të Mario Puzo. Ai nuk kishte takuar kurrë ndonjë mafioz në jetën e tij. Por detajet mbi botën e mafies, i kishte mësuar nga 2 punonjës të vjetër në një kazino të Las Vegasit, që njihnin shumë nga bosët e famshëm të mafies.

 TIRANA TODAY