E shtunë, 21 Nëntor, 2020
9 C
Tirana

Kur kthen kokën pas

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

Ky është qyteti që nuk do e shohë dritën e diellit për 2 muaj

Një qytet në Alaska, i ka thënë ''lamtumirë'' dritës së diellit për dy muajt e ardhshëm. Dielli u ngrit dhe perëndoi në Utqiagvik, Alaska, i...

Vdekja e Sokol Olldashit/Dyshimet që mbeten edhe 7 vite më pas

Sokol Olldashi, një nga ministrat kryesorë të Partisë Demokratike, vdiq mbrëmjen e 20 nëntorit 2013 në një aksident rrugor në aksin Tiranë-Elbasan. Prokuroria e Tiranës...

Basha publikon dokumentin: Në morg, 923 të vdekur nga Covid por u raportuan 509

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri nuk janë raportuar me vërtetësi. Basha tha se në...

Drejt kaosit: Mbi 800 raste të reja me Covid, 15 viktima

Shqipëria regjistron një tjetër rekord sa i takon të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë informon se 836...

Avokatit të Trump-it i del boja e flokëve gjatë fjalimit (FOTO)

Dje presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden sulmoi Donald Trump, për mos pranimin e humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit, dhe për bllokimin e...

Një tjetër lajm i hidhur/ Aktori i njohur shqiptar humb betejën me virusin

Koronavirusi nuk kursen askënd! Një tjetër humbje e madhe për artin shqiptar, pasi nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin aktori fierak Fatmir...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Nga: Denis Dyrnjaja

Të hënën vendi thuajse hapet në masën 70% nga izolimi. Kjo do të thotë se situata e alarmit epidemik masiv ka kaluar, për rrjedhojë duhen thënë disa konkluzione paraprake:

Personalisht isha pro karantimit, por jo mënyrës së pakuptimtë sesi u propozua dhe zbatua ai me fasha orari që rrëzuan logjikën mbrojtëse, pasi të dalësh turma-turma deri në një orë të caktuar dhe s’të kap virusi dhe pastaj të mbyllesh në shtëpi se të kap virusi, nuk bën sens. Qeveria gaboi në logjikë, por njerëzit treguan qytetari që kryesisht i zbatuan vendimet dhe thirrjet e autoriteteve të shëndetësisë dhe qeverisë.

Karantina dhe masat e distancimit social nuk janë masa selektive. Fjala vjen Kryeministri vetë i promovoi dhe vetë si s’batoi. Në daljet publike Rama është parë shpesh pa maskë dhe doreza, të tjerët që e shoqëronin po. Duhej t’i mbante maskën dhe dorezën edhe për të treguar shembull për shoqërinë që rregullat që vendos i zbaton edhe vetë. Nuk e bëri.

Mjekët marrim notë maksimale për misionin e tyre informues dhe sensibilizues të situatës, dhe mbi të gjitha për angazhimin në vijë të parë të betejës mjekësore për shpëtimin e jetës së njerëzve të sëmurë dhe për gatishmërinë e treguar.

Nga masat e izolimit, njerëzit fituan më shumë ndërgjegjesim për higjienën personale por edhe kulturë publike. Tani mbajnë radhë të qetë dhe me durim, veti që më parë shoqërohej me mosdurim dhe shpesh edhe me frustrim.

Gazetarët treguan se abuzojnë me statusin njësoj si pushtetarët spekulantë. Një pjesë e jona komprometuan misionin sakrifikues të atyre që vërtetë ishin në terren, duke informuar por edhe ekspozuar ndaj infeksionit. Ata që ishin në terren, shpesh shfaqeshin të konfuzuar me sjelljen dhe masat. P.sh mbanin maskë poshtë mjekrës duke intervistuar njerëz, ose tregonin sesi njerëzit në autobusë udhëtonin pa mjete mbrojtëse, kur ndërkohë vetë gazetari që raportonte ishte pa maskë.

Reklamimi i qejfit në kohë rregullash karantinore na përfshiu në kategorinë e shprehjes bëj si them unë, mos bej si bëj unë. Pati egoizëm dhe keqpërdorim të statusit. Mirë fakti por reklamimi në publik i daljeve ekstrakarantinore ishte një sfidë e panevojshme që krijoi irrtim në popullatë. Ekspozim i panevojshëm, mirë që u abuzua me mundësinë e lëvizjes por të paktën të mos bëhej karshillëk ndaj pjesës tjetër të popullatës në pamundësi, me shfaqje në rrjetet sociale.

Lexo edhe :   Italia ''nën'' ethet e Covid-19: 36 mijë raste të reja
Lexo edhe :   Theu karantinën, tentoi të futej në Shqipëri. Çfarë i ndodhi në pikën kufitare

Përsa i përket revoltës popullore që u akumulua. Së pari është njerëzore dhe normale sepse nuk është e lehtë të mbyllesh brenda për dy muaj. Dhe sikur t’i kesh të gjitha të mirat (si i thonë fjalës mërzitesh) jo më kur njerëzit duhej të mendonin dhe të mendojnë e stresohen se çfarë i pret në të ardhmen me vendin e punës dhe ekonominë familjare në pikëpyetje.

Ndaj akumulimi arriti kulmin me masat represive të shtuara në kodin penal të cilat binin ndesh edhe me realitetin e lartpërmendur. Në këto kushte, të dielën e 9 Majit ditës së Europës, njerëz të mërzitur nga situata vendosën të protestojnë. Tubimi ishte një amalgamë njerëzish prej të cilëve disa kanë axhenda politike dhe të tjerë janë njerëz të lirë.

Personalisht mendoj se policia gaboi dhe përdori disproporcionalisht forcën në raport me protestuesit që ishin brenda normave të caktuara, deri në momentin që policia shkoi për t’i shpërndarë dhe shoqëruar kur mund të monitoronte qetë situatën. Nëse dikush shkelte rregullat e distancimit social, ose mund ta këshillonin, nëse individi kundërshtonte rregullat mund ta shoqëronin. Protesta i bën mirë shoqërisë, sidomos në një kohë të tillë kur bie më shumë në sy standardi “bëj si them unë, mos bëj si bëj unë”.

Protesta vetëm sa e bën dinamike shoqërinë. Shoqërimi me forcë i protestuesve sidomos i një zonje nuk vendos standardet e një shteti ligjor që disa i provokon e disa i toleron. Në ditën e Europës që është vetë në një debat të madh nëse ka gabuar që shkeli të drejtat e njeriut me kufizime për Covid-19 apo jo, aktet e forcës ndaj protestuesve paqësore në Tiranë nuk duhej të ndodhnin, pavarësisht begraundit të individëve në protestë.

Përfundimisht qëndruam në karantinë, por ende nuk është e sigurt për shkak të mënyrës sesi ajo u ekzekutua në orare nëse na shpëtoi izolimi apo fati. Unë besoj se ishim më shumë me fat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...