Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur karburanti kushton më shtrenjtë se hoteli

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur karburanti kushton më shtrenjtë se hoteli

Nga: Erli Murati

“Shqiptarët po vidhen 2 herë. Njëherë kur iu vidhet nëntoka e tyre dhe njëherë tjetër kur iu futet në makinat e tyre, me një çmim më të lartë se kudo tjetër, jo nafta që ata mendojnë se blejnë, por një lëndë shkatërruese. Si ka mundësi që ndërkohë që ky zotëri u thotë shqiptarëve se u rriti rrogën e pensionin, menjëherë rriten shumëfish çmimet në treg?!”.

Nëse ky paragraf iu tingëllon me konstatimin e një politikani opozitar, është pikërisht kështu. Këto fjali janë shkëputur nga fjalimi i kryetarit të opozitës, në mars 2011. Kryetar i opozitës së atëhershme ishte Edi Rama. Kryeministër ishte Sali Berisha.

“Fast forward” sot, më 27 korrik 2022. Presupozohet jemi në kulmin e sezonit turistik. Megjithatë, nuk është e vështirë të vihet re një tkurrje e industrisë. Sigurisht në fundjavë shumëkush i drejtohet plazhit. Por, paralel me këtë, vijnë edhe ankesat e pronarëve të hoteleve në Jug të vendit, për mungesën e një fluksi të vërtetë pushuesish.

Cila është arsyeja që plazhet e Himarës, Dhërmiut, Jalës etj. po shohin sivjet më pak turistë se vjet apo parvjet?

Nuk vlejnë ankesat e përhershme për çmimet e larta të dhomave, ushqimeve e shërbimeve. Fundja, Jugu është “demokratik” dhe ka për të gjithë. Mund ta gjesh shezlonin me 100 euro në Jalë, por mund të bësh edhe pushime të qeta familjare në Borsh e Livadh. Çmimi i dhomave, i njëjtë; cilësia e shërbimit vazhdon të përmirësohet vit pas viti, gjithashtu.

Atëherë, çfarë ka ndryshuar nga vjet e parvjet? Përgjigja është e thjeshtë: çmimi i karburanteve.

Nafta dhe benzina janë shndërruar në një luks që jo çdokush mund t’i përballojë. Distanca nga Tirana në Sarandë dhe anasjelltas është rreth 520 kilometra. Nëse ke një makinë që harxhon rreth 10 litra naftë për 100 km, të nevojitet 110 – 120 euro karburant, pa llogaritur lëvizjet e brendshme. (Në Shqipëri, pensioni minimal është 119 euro.)

Në asnjë vend tjetër në botë, një rrugë vajtje ardhje nga kryeqyteti në det nuk do të kushtonte sa pensioni minimal. Për të bërë një krahasim: Pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut është 170 euro. Karburantet gjithashtu kushtojnë më lirë atje se në Shqipëri.

Praktikisht i kushton më pak një shkupjani të vijë në Sarandë se sa një tiranasi. Po të pyesësh avokatët e pushtetit, përgjigjen e kanë në majë të gjuhës. Duke mbledhur buzët sikur po shfajësohen, ata artikulojnë alibinë: është taksa e karburantit e lartë… A thua se taksa e karburantit është një fatkeqësi që na e solli Zoti dhe nuk e përcakton qeveria sipas vizionit të politikave zhvilluese.

Mund të ngjajë si batutë, por nuk është. Sot është më lirë të shkosh në Venecia me avion, se në Ksamil me makinë. Reklama për shkurtimin e distancave përmes “rrugëve” të reja është thjesht një propagandë. Aq kohë sa janë dashur të shkosh në Vlorë e Sarandë para 2-3 vitesh, aq duhen edhe sot. Nëse qeveria nuk ndërhyn për uljen e çmimit të karburanteve, në mënyrë që deti të bëhet i aksesueshëm për të gjithë dhe të mos quhet luks, do të vijojë e njëjta situatë në plazhet e Jugut. Në fakt, ndoshta është luks t’i kërkosh qeverisë këtë gjë, ndërkohë që ajo ka paralajmëruar kufizime të furnizimit me energji në vjeshtë…

Tags: Erli Muratikarburantirritje cmimesh

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Do të strehojë 9 milionë njerëz, Arabia Saudite zbulon projektin madhështor

Do të strehojë 9 milionë njerëz, Arabia Saudite zbulon projektin madhështor

Zbulohet diamanti më i madh në 300 vitet e fundit

Zbulohet diamanti më i madh në 300 vitet e fundit

Grabitja e milionave në bankë, autorët lënë makinën afër kufirit me Malin e Zi

Elbasan/Merr fund pengmarrja, kapen autorët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë
Aktualitet

10 pikëpyetje për projektin “Blue Borgo” në Velipojë

by mirseda
22:31 | 08/03/2026
0

Projekti turistik “Blue Borgo” në Velipojë vijon të shoqërohet me debate dhe pikëpyetje, pavarësisht deklaratave të kompanisë...

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

22:46 | 07/03/2026
Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com