Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur kanë sukses, dhe kur dështojnë protestat në epokën dixhitale

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha, TT, W-Instant

Nga Ngaire Woods “Project Syndicate”/ Zgjedhjet dhe referendumet, janë vetëm dy nga mënyrat që njerëzit të kenë një zë mbi mënyrën se si qeveriset. Protestat janë njëra nga rrugët, prandaj të drejtat e tubimit dhe të fjalës së lire, mbrohen në shumicën e demokracive.Dhe në shumë nga demokracitë në ditët e sotme, këto të drejta po shfrytëzohen plotësisht.

Aktivistët e klimës dhe demonstratat e lidhura me Brexit, janë penguar pjesërisht në Londër gjatë muajit të kaluar, dhe protestuesit po bëjnë tashmë plane për të protestuar kundër vizitës së presidentin amerikan Donald Trump në muajin qershor në Britani. Në Francë, Jelekët e Verdhë, po protestojnë çdo të shtunë.

Mediat sociale, e kanë bërë më të lehtë organizimin e protestave të mëdha. Falë Twitter-it, Facebook-ut dhe Instagram-it, njerëzit me një kauzë të zakonshme, mund të nxisin menjëherë zemërimin e njëri-tjetrit, duke ndarë në rrjet detajet e organizimit. Por këto demonstrata moderne, shpesh nuk kanë aftësi të lidershipit dhe të ndërtimit të koalicionit, që të mund ta përkthejnë ankesën kolektive në një ndryshim të vërtetë.

Është e vërtetë:protestat e mëdha, mund të ndihmojnë në avancimin e çështjeve në axhendë, dhe në nxitjen e debatit publik. Por edhe tek demokracitë, turmat e mëdha shpesh nuk janë të mjaftueshme për të ndikuar tek qeveritë. Demonstrat e mëdha kundër luftës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara në shkurtin e vitit 2003, nuk i ndaluan të dyja vendet të pushtonin Irakun muajin e ardhshëm.

Lëvizja e vitit 2011 “Pushto Uoll Stritin”, që u përhap në rreth 900 qytete në mbarë botën, nuk arriti ndonjë qëllim të veçantë. As tre marshimet vjetore të grave, që u zhvilluan ndërmjet viteve 2017- 2019 në qytetet anembanë botës. Dhe pjesërisht përgjegjëse për këtë, është mungesa e një udhëheqje të qartë.

Para ardhjes së mediave sociale, organizimi i demonstrative të mëdha të suksesshme, kërkonte më shumë kohë dhe përpjekje. Aktivistët do të duhet të bënin një planifikim paraprak, të mblidhnin para për të vendosur reklama në gazeta, të krijonin regjistra të numrave të telefonave, dhe të angazhonin lajmërues në rrugë me megafonë për të tërhequr masat.

I gjithë ky lidership, është i nevojshëm për të siguruar njerëzit që investimi në kohë, para dhe lidhje në një protestë, ia vlen vërtetë. Ndërkohë, “adokracisë së re” së drejtuar nga mediat sociale, pavarësisht gjithë fleksibilitetit dhe efikasitetit të saj, shpesh u mungojnë liderët që mund të mobilizojnë njerëzit drejt një qëllimi të përcaktuar dhe të arritshëm.

Megjithatë, ka pasur edhe suksese. Në Poloni në vitin 2016, protesta të mirëorganizuara, e detyruan parlamentin e vendit të refuzojë një ndalim thuajse total të abortit. Demonstratat në disa qytete të mëdha polake, u shoqëruan nga një fushatë online dhe një grevë e grave, ku ato refuzuan të shkonin në shkollë, në punë, apo të bënin punë shtëpie.

Organizatorët mobilizuan edhe përkrahësit e tjerë në Evropë. Më e rëndësishmja, protestuesit artikuluan një qëllim të drejtpërdrejtë – të parandalonin zbatimin e ligjit të ri – dhe fushata e tyre për ta arritur atë gjë, përfitoi nga një udhëheqje efektive dhe një planifikim i kujdesshëm.

Protestat e suksesshme të fundit masive në Algjeri dhe Sudan, nënvizojnë rëndësinë e ndërtimit të koalicioneve, me pjesë të një regjimi në pushtet.

Demonstruesit në këto dy vende, kishin gjithashtu synime të qarta, pavarësisht rreziqeve të mëdha që ekzistojnë nga pjesëmarrja në protestat në rrugë kundër qeverive autoritare. Shumë lëvizje proteste, e kanë të vështirë të krijojnë koalicione me ata që janë në pushtet, duke preferuar më shumë një përplasje ballore me ata që përfaqësojnë një regjim.

Por protestat më të suksesshme, synojnë të zgjedhin disa prej të fuqishmëve, për të dobësuar një regjim. Për shembull, fushata e Mahatma Gandhit kundër sundimit britanik në Indi, nuk u përball me fuqinë koloniale. Në vend të kësaj, dhe në mesin e mosbesimit fillestar të kryengritësve të tij, Gandi e filloi me një protestë kundër taksës britanike të kripës në vitin 1930.

Media sociale në përgjithësi, e vështirëson ndërtimin e koalicioneve të tilla të pamundura. Platformat digjitale, janë të mira në përhapjen e pakënaqësisë dhe zmadhimin e saj online, por ato kanë më shumë gjasa ta polarizojnë, se sa ta ndihmojnë një lëvizje të ndërtojë ura komunikimi.

Adokracia, mund të bashkojë shpejt ata që kanë një ankesë të përbashkët, qoftë kundër kapitalizmit global apo planeve të Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian. Megjithatë, duhet shumë më tepër për të bashkuar njerëzit rreth një synimi pozitiv, dhe për t‘i mobilizuar ata në mënyra që mund t’ia dalin të kenë sukses.

Protestat e suksesshme, kërkojnë një udhëheqje efektive, individuale ose kolektive. Dhe ato duhet të shkojnë përtej të folurit “të vërtetën mbi pushtetin” që nga rruga. Ndryshimi ndodh kur qytetarët e mirë-udhëhequr, gjejnë mënyra për të thënë të vërtetën përmes pushtetit në koalicione që nuk kanë gjasa të jenë të ndërtuara në internet. Mjetet digjitale, mund të lehtësojnë një organizim politik efektiv. Por ato nuk duhet të konsiderohen kurrë, si një zëvendësues për të./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: dështojnëdixhitaleepokënkanëprotestatsukses

TË LIDHURA

Aktualitet

7 mijë rrënjë kanabis në Reç të Ri, pezullohen tre efektivë policie në Shkodër

17:43 | 09/06/2026
Aktualitet

“Për lulen time irlandeze”/ Shënimi i Ramës për gazetaren: Nga një ‘vrasës’ flamingosh

17:32 | 09/06/2026
Aktualitet

Misteri i fatit të 34-vjeçarit, Eglant Koçi dyshohet se është ekzekutuar nga shoku i ngushtë

17:16 | 09/06/2026
Next Post

33 vite nga Çernobili: Ç’mund të ndodhë me 16 mijë mbushjet e sotme bërthamore?

Të shtëna me armë në Velipojë/ Policia jep detajet: Persona, nga një makinë…

‘Tragjike, por e lumtur’, rrëfehet Mehdi Malkaj: Në skenë më nxori vëllai me një shkelm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

by mirseda
18:23 | 09/06/2026
0

Deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, Jorida Tabaku, dhe...

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026

Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

17:56 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com