E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Kur është i mundur liberalizimi i vizave për Kosovën?

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehet optimist për mundësinë e liberalizimit të vizave me Kosovën, në Bruksel askush nuk flet për datën e heqjes së vizave për kosovarët. Por si realizohet ky proces në BE?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë një parashikim se regjimi i vizave për kosovarët për udhëtim në vendet Shengen mund të hiqet në muajin shtator 2019. Duket se kjo deklaratë ka ardhur pas premtimeve që ai ka marrë në Berlin gjatë samitit të fundit. DW ka arritur që të konfirmojë se edhe ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer që është personi përgjegjës për këtë punë ka dhënë mbështetjen e tij për heqje të vizave për kosovarët. Ky ishte ndryshimi që u arrit pas samitit të Berlinit.

Në Bruksel askush nuk guxon të flasë për datë të heqjes së vizave për kosovarët. Madje pak ka diplomatë, të cilët dëshirojnë të flasin për këtë punë në kohën kur Bashkimi Evropian është duke zgjedhur parlamentin e ri, i cili sfidohet nga populizmi i djathtë.

Rumania duhej ta fuste çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën – pak shanse që kjo të ndodhë

Sipas rregulloreve të marrëveshjes Shengen që të kalojë vendimi për liberalizimin e vizave duhet të ndodhin dy gjëra: Vendi që mban presidencën e BE-së duhet ta fusë çështjen në agjendë dhe vota duhet të përkrahet nga “shumica e kualifikuar”. Në gjashtëmujorin e parë 2019 Rumania mban presidencën e Bashkimit Evropian. Ajo duhet ta fusë këtë çështje në agjendë. Mundësia që të ndodhë kjo nuk është shumë e madhe, pasi ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk duket se Bukureshti do të mund ta përkrahë apo të marrë një iniciativë për afrimin e Kosovës në BE.

Problemi tjetër me Rumaninë është se ajo ndodhet nën presionin e vendeve të tjera të BE-së për shkak të korrupsionit të lartë në këtë vend. Komisioni Evropian, të martën (13.05), kërcënoi me vendojen e sanksioneve, nëse Rumania aprovon një ligj që mbron të korruptuarit nga ligji. Kjo gjë e vështirëson mundësinë që vendet perëndimore apo miqtë e Kosovës të kenë mundësi që të kërkojnë nga Rumania që të fusë në agjendë një gjë që është me interes të vogël për BE-në, komentojnë diplomatët. Edhe pse Rumania nuk preket nga vendimi i liberalizimit pasi nuk është pjesë e Shengenit ata përcaktojnë agjendën.

Lexo edhe :   Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat
Lexo edhe :   Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Roli kyç i Francës

Çështja e dytë që mbetet pikëpyetje është kalimi i votës me “shumicë të kualifikuar”. Për të arritur këtë numër duhet që për liberalizimin e vizave të votojnë më shumë se 55 për qind e shteteve anëtare të Shengenit, gjë që nuk përbën problem, por këto duhet të jenë vendet që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së përgjithshme në vendet që votojnë. Duke marrë këtë parasysh, nëse të gjitha vendet që nuk e kanë pranuar Kosovën dhe janë në Shengen votojnë kundër dhe këtyre ju bashkëngjitet edhe Franca dhe Holanda që momentalisht janë kundër me deklarata, atëherë vota nuk do të kalojë. Nëse njëra nga vendet që nuk e kanë njohur, Kosovën por janë pozitivisht të disponuara ndaj vendit, si Greqia dhe Sllovakia, do votonte pro, atëherë vota do të kalojë edhe pa Francën dhe Holandën. Mirëpo është vështirë të besohet se ndonjë votë do të kalojë pa bekimin e një vendi siç është Franca.

Kyçe në këtë votë është Franca, pohojnë diplomatët, përkatësisht presidenti Macron. Diplomatët francezë kur flasin privatisht janë në përkrahje të liberalizimit të vizave për Kosovën por pjesa politike e presidentit francez ka bllokuar secilën lëvizje drejt zgjerimit të BE-së duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave. Kjo pjesë e administratës franceze madje ka sugjeruar, se heqja e vizave për Shqipërinë dhe Gjeorgjinë ka qenë gabim.

Analistë thonë, se pa votën e Francës as vendet e tjera nuk do të kërkojnë që votimi të ecë përpara. Udhëheqësit kosovarë do të shkojnë në Paris për vazhdimin e samitit të Berlinit, në qershor ata do të takohen personalisht me Presidentin Macron dhe mund ta bindin atë, por edhe mund të dështojnë në arritjen e këtij hapi diplomatik për Kosovën. /DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Qeveria s’negocion nën presionin e askujt”, Rama sfidon naftëtarët e Ballshit

Rama ka reaguar për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, për naftëtarët e Ballshit. Por këtë herë duke i sfiduar, se pa...

“Do jetë për 30 % të popullsisë”, eksperti tregon kur do vijë vaksina në vend

Shqiptarët dhe jo vetëm kërkojnë të dinë se kur do të dalë vaksina, për të mposhtur koronavirusin. Shifrat e të prekurve janë në rritje, duke...

Ja pse Greqia ruan prej 80 vitesh Ligjin e Luftës me Shqipërinë 

Çdo 28 tetor, Greqia kremton festën e saj më të rëndësishme kombëtare: Jo-në ndaj ultimatumit të Benito Musolinit për të kapitulluar, dhe luftën kundër...

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...