E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kur do vijë vaksina në Shqipëri? Ja çfarë thotë Rakacolli

Ende nuk ka një datë se kur mund të vijë vaksina në Shqipëri. E ky mister duket se do të vijojë edhe për pak. Mira Rakacolli tha se gjatë tre mujorit do të nisë shpërndarja e vaksinës, e cila do të jetë falas.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, njëherësh zv. ministre e Shëndetësisë, e ftuar në studion e ABC, u shpreh se vaksina nuk do të jetë e detyruar.

“Nuk kemi një datë të saktë. Do të jetë brenda 3 muajshit të parë të vitit 2021. Vaksina nuk do të jetë e detyruar dhe do të jetë falas”, tha Rakacolli.

E pyetur nëse duhet ta bëjnë vaksinën personat që e kanë kaluar virusin, Rakacolli shtoi se për këtë ka dy këndvështrime.

“Në ato që ne diskutojmë, ka qëndrime të ndryshme. Ka shkolla që thonë se nuk ke nevojë ta bësh, por ka edhe shkolla të tjera që rekomandohet pas një periudhe si 6 muaj apo më pas”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...