E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Kur do hapet transporti urban? Mazniku tregon çfarë pritet të ndodhë nga e hëna

Ndonëse u tha se do të fillonte shërbimi urban, një gjë e tillë nuk ndodhi. Punonjësit e Transportit Publik në Tiranë kanë protestuar sot para Ministrisë së Financave, ndërsa kërkojnë një pagë tjetër prej 40 mijë lekësh, dhe ndryshimin e protokollit të sigurisë.

Lidhur me këtë situatë, N/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku, i ftuar në studion e “Report Tv” u shpreh se nëse kompanitë nuk fillojnë ditën e hënë, do të gjobiten dhe më pas do u hiqet licensa. Arbi Mazniku duke iu referuar protokollit, tha se nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar. Por me rritjen e temperaturave, kjo e bën edhe më të vështirë lëvizjen me autobus. Ai shtoi më tej se secila nga palët duhet të bëjë pjesën e vetë.

“Ka qenë një bisedë e gjatë me kompanitë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe ISHP si do të bëhej rihapja. Tani ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit kompanitë kanë shprehur rezerva. Pasi pretendojnë se me aq pak njerëz, nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë. Por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet. Kjo është një situatë tejet e vështirë. Numrat janë rritur, që do të thotë se kërkesat, kanë qenë se secili të shtojë masat. Autobusët janë një vend i mbyllur, dhe kanë rrezik.

Sipas protokollit, nuk duhet të ketë ajër të kondicionuar, por me temperaturat është shumë e vështirë. Në një situatë të tillë, secili nga palët duhet të bëjë pjesën e vet, ne kemi bërë disa hapa, ku është marrë një vendim i këshillit. Një pjesë e taksave për shërbimin janë hequr, nuk është gjë e thjeshtë. Dhe me kërkesën tonë, të gjithë njerëzit që ishin pjesë e shërbimit të transportit publik, shoferë, faturino u përfshinë të paga e luftës.

Lexo edhe :   Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, 4 viktima në 24 orë
Lexo edhe :   Kosova regjistron 1 viktimë dhe 299 të infektuar me koronavirus

Protesta e sotme? Ajo është në vazhdimësi dhe do ta marrin. Por kërkohet që kompanitë të bëjnë pjesën e tyre dhe nuk do të presin të dalin sikur kriza të mos ekzistonte. Transporti duhet të fillojë të hënën, kompanitë që nuk do të fillojnë, do të penalizohen në përputhje me ligjin. Nëse dikush nuk ofron shërbimin fillon me gjoba, dhe me pas me heqjen e licensave”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pronat në jug/ Lame: Meritojmë medalje, bëmë një hartë se nuk ka pasur

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka folur lidhur me pronat e minoritarëve grekë në jug të vendit. Përballë kreut të OMONIA-s, Fredi Belerit, Lame u...

Dëshmi rrëqethëse: Lashë mbi 4 mijë euro në Sanatorium, babain e lanë pa bukë

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ajo tregoi...

”Boshatiset” stoli i PSG, trajneri Poçetino infektohet me Covid-19

Trajneri i ri i Paris SG, argjentinasi Mauricio Poçetino, ka rezultuar i infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi kryeqytetas, në prag...

Spiropali: Që nga 2013 janë regjistruar 235 mijë vende pune më shumë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se që nga viti 2013 në vendin tonë janë regjistruar 235 mijë vende...

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...