Aktualisht, më shumë se 90 vaksina për koronavirusin janë në zhvillim në të gjithë botën. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se deri në fund të vitit mund të kemi një vaksinë.
“Mendoj se shpërndarja do të bëhet pothuajse njëkohësisht, sepse jemi përgatitur mirë”, tha Trump.
Kompania gjermane CureVac tha të enjten se një nga vaksinat e saj kandidate me metodën ARN, është provuar të mbrojë kafshët nga virusi në doza të ulta. Provat klinike pritet të fillojnë muajin e ardhshëm.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të vdekjeve, dhe shumicën e rasteve të të prekurve me COVID-19 nga çdo vend tjetër.
Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 85.268, prej të cilëve 337 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Po ashtu sipas autoriteteve vendase, është rritur dhe numri i të infektuarve. Ku së fundmi janë regjistruar 7.489 persona dhe numri i të prekurve në total ka shkuar në 1.437.837.
Deri më tani në SHBA kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 311.322 njerëz dhe në gjendje të rëndë për jetën janë 16.337 pacientë.