Janë zhvilluar ditën e sotme ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, të cilat nuk kanë prodhuar asnjë surprizë. Të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore kanë fituar me lehtësi edhe pse shumica prej tyre luanin në transfertë, ndërsa ka ngecur vetëm Kastrioti në sfidën ndaj Korabit.
Në grupin A fitoren më të thellë e regjistroi Luftëtari që mundi 4-0 Vorën ndërkohë që edhe Klodian Duro e nisi me një sukses të pastër aventurën e tij te Kamza. Në grupin B, fitorja më e thellë i takoi Laçit ndërsa vuajti por një gol në fund i të rikthyerit të madh Danilo Alves i dha fitoren Flamurtarit ndaj Shkumbinit të Kategorisë së Dytë.
Grupi A
Veleçiku-Skënderbeu 0-3
(Gripshi 19′, Ajzeraj 58′, Oto Xhon 81′)
Vora – Luftëtari 0-4
(Hyseni 14′, Molla 42′, Cekaj 59′, Oshafi 83′)
Tërbuni – Partizani 0-1
(Çinari 6′)
Besa – Kamza 0-2
(Teqja 23′, 72′)
Burreli – Vllaznia 1-1
(Xhixhiua 90′ / Silva 48′)
Korabi – Kastrioti 1-1
(Lika 13′ / Gallego 10′)
Dinamo – Egnatia 0-1
(Broshka 63′)
Besëlidhja – Erzeni 1-0
(Fetaj 45′, Pasha 84′ )
Grupi B
Oriku- Kukësi 1-2
(Kongjoni 67′ / Ethemi 6′, 52′)
Naftëtari-Laçi 0-5
(Toro 25′, Mersinaj 32′, 80′, Smaçi 65′, Berisha 89′)
Shkumbini – Flamurtari 0-1
(Danilo Alvesh 90+3)
Turbina – Teuta 0-3
(Peqini 41′, Kruja 57′, Shkalla 60′)
Shënkolli – Lushnja 1-2
(Përgjini 40′ / Alcani 80′ autogol, Ademi 86′)
Iliria – Tirana 1-4
(Xhabrahimi 8′ / Kobina 32′, 50′ Turtulli 45′, Blazhevski 75′)
Tomori – Bylis 2-1
(Dobra 2′,Shaqe 37’/ Liçkollari 86′)
Pogradeci – Apolonia 0-1
(Mehmeti 65′)