Tirana është në finalen e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë kanbë mposhtur Bylisin me rezultatin 2-0, falë golave të Muçit dhe Hoxhallarit.
Bardheblutë kanë përmbysur kështu disavantazhin 2-1 në ndeshjen e parë, duke siguruar kështu biletën për në finalen e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.
Kryeqytetasit do të presin tani me qetësi, skuadrën finaliste e cila do të dalë nga çifti mes Teutës dhe Kukësit.