Gjykata e Tiranës përfundon seancën për 7 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë, gjatë protestës së opozitës së bashkuar.
Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për Olsi Kasemi, Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj.
Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziston dyshimi se janë konsumuar.
Nga shqyrtimi i provave, sipas gjykatës, rezulton se të arrestuarit kanë shtyrë kordonin e policisë gjatë protestës.