Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan, rreth orës 23:40 të mbrëmjes së djeshme. Shtetasi Erdet Çapoku ka vrarë me sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapokun, 30 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, ku pas një debati mes tyre, kunati e ka goditur 30-vjeçaren me shkop druri, duke e lënë të pajetë. Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja.
“Më datë 09.01.2020 rreth orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij, shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar.
Grupi hetimor vijon punën. për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit”.