Ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Ervin Kulluri ka thënë për kryeministrin Edi Rama se pjesën më të madhe të kohës është në televizion, duke injoruar sipas tij çështje me rëndësi sa i takon mënyrës së administrimit të situatës pas tërmetit që shkaktoi dëme të mëdha.
I ftuar këtë mbrëmje në “Report Tv”, këshilltarit Bashkiak Albert Nikolla u shpreh në një moment se Rama ka përgatitur një masterplan për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Lidhur me këtë deklaratë ndërhyri Kulluri i cili iu përgjigj me ironi: “Rama rri 7 orë në TV, ku e gjeti kohën për të bërë masterplane dhe të marrë vendime? Duhet të ulesh ta bësh, të caktosh vendin. Duhet ta korrigjosh, duhet të thuash ide, jo masterplan”.