Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kukuvajkat e pandemisë dhe gjynahqarët e opozitës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Dritan Hila

Sa herë vjen në Shqipëri ndonjë dorë vaksinash kineze, nuk vonojnë doktorët e rreshtuar në radhët e PD-së të tregojnë paefektshmërinë e tyre, madje rrezikshmërinë. Nëse vijnë vaksina perëndimore nxitojnë të hedhin dyshime se janë të skaduara.

Janë nga ata që u këshillonin njerëzve të dilnin në rrugë në kohën e karantinës, ndërsa vetë nuk nxirrnin as hundën nga vilat e fshatit. Ca janë doktorë që kanë 30 vjet që u ka ngrënë dhia librat e që tani nuk bëjnë as për politikanë e as për të bërë gjilpërat. Ca të tjerë i ka zënë purtha e politikës dhe ende në fotoprofile kanë parullat elektorale të PD-së. Dhe kanë një këmbëngulje perverse që ta përdorin politikisht diplomën e tyre.

Nuk është se deklaratat e tyre janë pa efekt. Militantë të PD-së që besojnë verbërisht te këta mostra; të moshuar që mendojnë se një doktor ka të drejtë dhe deri në nivelin e Fred Çakos nuk mund të arrijë; të tjerë janë njerëz që thjesht kanë frikë në mënyrë instiktive dhe fare pak u duhet që të refuzojnë shkencën, janë të gjithë viktima të tyre.

Është e turpshme kjo. Dhe ligji nuk ndihmon pasi liria e fjalës është strehë edhe për sharlatanë. Në këtë rast vlen vetëm vetëdija personale dhe profesionale, por këtyre doktorëve ka kohë që u ka ikur bashkë me cipën e fytyrës. Dhe kështu me mijëra pensionistë vazhdojnë ngujimin dhe mijëra të tjerë infektimin.

Unë e çova nënën time të vaksinohet. Është 78 vjeç. Bëri Sinovac dhe tani është imune.

Më së fundi pas një viti e gjysmë karantinë ka mundësi t’i gëzohet diellit dhe presë mbesat pa frikën e infektimit. Ndaj i bëj thirrje demokratëve që mos marrin në qafë prindërit. Se Edi Ramën nuk e mundni dot me këto karkasa të shkencës dhe duke bërë viktima prindërit, pasi janë heronj që nuk do t’ua dijë kush për nder. Çojini vaksinojini që të shijojnë këtë verë

Tags: Dritan Hilaopinionopozitapandemia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Pandemia drejt fundit, vetëm një rast me Covid nga 1.542 testime

Pëson defekt teknik, mbyllet centrali i vetëm bërthamor në Iran

Pas 8 vitesh, Rama ''heq dorë'' nga Vlora, zgjedh mandatin e Durrësit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Berisha: PD mbështet protestën qytetare

by mirseda
14:06 | 09/06/2026
0

Ndonëse si kundër kryeministri Rama edhe ai është në shënjestër të protestës së qytetarëve që ka hyrë...

34-vjeçari në Tiranë i zhdukur prej 4 qershorit, policia identifikohet autorin e dyshuar

14:03 | 09/06/2026

Zjarr pranë kampit të Zvicrës në San Diego

14:02 | 09/06/2026

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

13:54 | 09/06/2026

Toka me dokumente false, Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri

13:50 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com