E diel, 17 Janar, 2021
5 C
Tirana

Kuksiani në Angli bisedë telefonike me Bashën: Do vijmë të votojmë kundra Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së sotme në Kukës, është ndalur dhe te familja e Myrteza Iseberit, të cilit i janë larguar në emigrim të tre djemtë.

Teksa publikon në rrjetet sociale fragmente nga biseda me familjarët, Basha thekson se ka zhvilluar një telefonatë me njërin prej djemve të familjes, që ndodhet në Angli.

Ai i ka shprehur Bashës padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Postimi i Bashës në Facebook

Në Kukës u ndala në familjen e Myrteza Iseberit, të cilës i janë larguar të tre djemtë në emigrim. Blerimi, djali i kësaj familjeje, nga Anglia gjatë një bisede në telefon më shprehu padurimin për të larguar me votë atë që e detyroi që të largohej nga vendi bashkë me vëllezërit e tij.

Të rinj si Blerim Iseberi dhe vëllezërit e tij meritojnë një qeveri që e zhvillon vendin dhe e bën më të begatë, jo një qeveri që mendon për vete.

Për shtatë vite, Edi Rama dhe miqtë e tij e kanë lënë në baltë rininë shqiptare me premtime të pambajtura dhe me shkatërrimin e ekonomisë.

Është koha ta ndryshojmë Shqipërinë dhe të sjellim shpresë të re për të rinjtë dhe vendin.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si ndihmon Google Earth për të luftuar krimet ekologjike

Lista e krimeve që kryhen në sektorin e mjedisit në Lindjen e Mesme është e gjatë: rafineri të improvizuara nafte që lëshojnë tymra duke...

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 5 viktima nga Covid-19

Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). "Rastet e vdekjes...

Rama merr pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi me djalin turk (Video)

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në fejesën e vajzës nga Mamurrasi, Eldës dhe djalit nga Stambolli, Burakut. Ata u takuan gjatë kohës që Buraku...

Ndryshim drastik i ish-lojtarit të Interit, shikoni si është transformuar

Ish-mesfushori i Interit, Fredi Guarin u rikthye në futbollin kolumbian pasi kishte luajtur në liga të ndryshme në Europë përfshirë dhe Italinë, duke kaluar...

A mundet Trumpi ta falë veten?

Teksa po përgatitet që të përfundojë një mandat të trazuar katërvjeçar si president i Shteteve të Bashkuara dhe po përballet me gjykim të mundshëm...