Eshtë duke u luajtur në stadiumin “Zeqir Ymeri” të Kukësit supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Kampionët në fuqi do të kërkojnë fitoren në shtëpi ndaj Skënderbeut që po shkëlqen në Kupat e Europës.
Të dy skuadrat vijnë në këtë takim me disa mungesa. Korçarët nuk do të kenë në dispozicion mesfushorin Enis Gavazaj, ndërsa Radas dhe Osmani do të qëndrojnë në stol pasi vijnë nga një periudhë dëmtimi.
Ndeshja Trajneri i Kukësit, Milinoviç nuk do të ketë të gatshëm, qendërmbrojtësin Ylli Shameti i cili do të zëvendësohet nga Hoxha.
MINUTE PAS MINUTE
Mbyllet pjesa e parë, Kukësi-Skënderbeu 1-1
45′ Kundërsulm i shpejtë me Kale, mesfushori i shkëputet mjaft mirë mbrojtjes korçare duke dalë i vetëm përball Shehit. Gjuajtja e tij ishte e lehtë duke përfunduar në këmbët e portierit.
43′ Goditje dënimi për Skënderbeu, korçarët provojnë një skemë, por kuptohet gjithçka nga futbollistët e Kukësit.
37′ Gjuan Elis Bakaj nga pika e bardhë, topi përfundon në rrjetë. 1-1
35′ Aljev rrëzohet brenda zonë, gjyqtari Kridens Meta akordon 11 metërsh.
31′ Taku pason me kokë për Ditën, i cili me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës e dërgon topin në rrjetë 0-1 për Skënderbeun.
29′ Ndërhyre shpëtimtare nga Ruste Hoxha, i cili shpëton skuadrën verilindore duke larguar topin që po shkonte në rrjetë pas gjuajtjes së Muzakës.
27′ Kundërsulm i shpejt i Kukësit, pas gabimit në mesfushë të Soues, por Alijev tregohet egoist duke mos pasuar për Bakajn.
25′ Rast ideal për Skënderbeun. Një shpërthim i sulmuesit Soue në qendër, i cili pasi shmang 3 mbrojtës godet lehtë duke ja dorëzuar topin në duar portierit Koliçi.
21′ Musolli provon me kokë nga brenda zonës pas pasimit nga Krkotiç, por mbi traun e portës.
18′ Soue jep shkëndijën e parë në portën e Koliçit, sulmuesi përfiton nga një gabim i Albi Allës dhe lëshon një të djathtë potente. Sfera preku jetën e jashtme.
13′ Muzaka nis një top të bukur nga e djathta për Takun, i cili futet në zonë dhe mundohet të krosojë, por nuk shërben siç duhet.
9′ Muzaka provon me një gjuajtje nga 20 metra, sfera përfundon jashtë kuadratit.
8′ Kërcënimi i parë për Kukësin, Bakaj godet me një kthesë nga brenda zonës, në pozicion Shehi i cili kontrollon topin.
6′ Goditje dënimi për Skënderbeu, Lilaj kroson për Soue, por del portieri Koliçi duke zotëruar topin.
3′ Goditje këndi për Skënderbeu, Lilaj hedh një top në zonë por largon mbrojtësi Rustem Hoxha.
1′ Ka nisur takimi.
Kukësi-Skënderbeu 1-1
Shënues: Bakaj (p) / Dita
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Imami, , Musolli, Kërkotiç, Kale, Guri, Bakaj, Alijev
Trajner: Mlladen Milinkoviç
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Muzaka, Dita, Lilaj, Taku, Xhejms, Soue.
Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Kridens Meta