Debutim mjaft i vështirë për trajnerin e ri të ekipit të Luftëtarit Hasan Lika, i cili u mposht ditën e sotme nga Kukësi, kampion në fuqi i Superiores. 0-3 në favor të skuadrës së drejtuar nga Milinkovic është mbyllur kjo sfidë. Goli i parë ka ardhur në minutën e 20’, në një mënyrë mjaft të çuditshme. Lojtarët vendas kanë ndaluar lojën pasi kanë dëgjuar një vërshëllim, por që nuk ishte e arbitrit Andi Koçi , aty përfiton Bakaj që dërgon topi në rrjetë. Goli i dytë ka ardhur nga pika e bardhë e penalltisë dhe ka qenë sërish Bakaj që ka shënuar. Penalltia u akordua pas një tërheqje në zonë e Rapës ndaj brazilianit Cale. Vendasit në pjesën e dytë shfaqen më rrezikshëm, por janë të pafat dhe godasin dy herë shtyllën. Për të mbyllur ndeshjen ka menduar Alyev, i cili shënon golin e tretë dhe vulos rezultatin. Kukësi me këtë fitore ka barazuar me pikë Skënderbeun e vendit të parë, por vetëm për 24 orë, pasi korçaret luajnë ditën e nesërme përballë Teutës.
Në ndeshjen tjetër Lushnjai-Laçi, janë kurbinasit që dominojnë me po të njëjtin rezultat duke fundosur ekipin e drejtuar nga Artan Bano, në vendin e fundit me dy pikë. Ndërsa Laçi merr vendin e tretë. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, ku Reginaldo shënon një dygolësh në minutën e 49’ dhe 64’. Për të vulosur rezultatin ka shënuar Uzuni dhe me rezultat 3-0 Laçi merr 3 pikët e radhës.