Kukësi mbyll numërimin, PD fiton thellë ndaj PS

Kukësi është qarku i parë që mbyll numërimin e votave të zgjedhjeve paralamentare të 25 prillit.

Nga 141 kuti votimi në total që janë numëruar, Partia Demokratike ka fituar bindshëm me 62.27% të votave që përkthehet në 2 mandate në Parlament ndërsa Partia Socialiste ka marrë 35.84% të votave ose 1 mandat në Parlament.

Në total Partia Demokratike mori 24071 vota ndaj 13856 që ka marrë Partia Socialiste në këtë Qark, ndërsa forcë e tretë ka rezultuar Partia Socialdemokrate me 183 vota.

LSI ka marrë vetëm 64 vota sipar rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ.