E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Kukës/ Arrestohet 53-vjeçari, i shpallur në kërkim për plagosje

Një 53-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e policisë në Kukës.

Ai ishte i shpallur në kërkim për plagosje, pasi në muajin Prill të këtij viti kishte plagosur me armë zjarri një shtetas për motive të dobëta.

“Forçat e posaçme “Shqiponjat” në DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat i punës së mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe ” Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ky shtetas, më datë 18.04.2020, në aksin rrugor Krumë-Kukës, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin D.V., 54 vjeç, banues në Kukës”, njoftoi policia

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...