Kujtim Gjuzi “tradhton” byrekun dhe e shtron me picë

Muaj më parë, deputetin Kujtim Gjuzi e fotografuan duke ngrënë byrek. Por duket se ai e ka ‘tradhtuar’ byrekun, ndërsa është kthyer tek picat.

Ai madje realizoi edhe një video, duke dëshmuar se ishte i shëndetshëm. Dhe se falë një diete ushqimore të shëndetshme, nuk mund të prekej nga koronavirusi.

“Kush mashtron dhe thotë që Kujtim Gjuzi është me koronavirus, do përballet me drejtësinë kur ajo të funksionojë. Unë dhuroj gjak, nuk kam bërë kurrë një injeksion jo më të më zëjë koronavirusi. Unë mbrohem me: në mëngjes 1 kg kos me mjaltë, unë përdor çokollatë me arra dhe lajthi që mbron në mënyrë sistematike gjithë organizmin, në drekë përdor gjysëm kg domate, po ashtu pasdite përdor shegë, djathë, meqenëse jam shëndoshur pak po përdor djathin e dhisë. Konsultohem me këshilltarin tim androlog dhe obstetër Fadil Mustafa, kam edhe psikologë që rrinë pranë stafit të Partisë Konservatore. Ne do jemi në çdo skaj për të ndihmuar qytetarët kudo që janë”, thotë ai në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndonëse autoritet gjithmonë e shumë nënvizojnë se duhet të zbatohen rregullat për distancë dhe higjienë, Kujtim Gjuzi ka dëshmuar krejt të kundërtën. Duket se periudha e karantinës e ka gjetur me ushqim të bollshëm.