Kryesore

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit”, Meta shpërthen ndaj kreut të KED


               Publikuar në : 22:19 - 14/11/19 B H

Presidenti Ilir Meta ka theksuar sërish se nuk e njeh Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, por Marsida Xhaferllarin. Kjo e fundit bëri edhe betimin mbrëmjen e sotme në Presidencë së bashku me dy anëtaret e tjera Fiona Papajorgjin dhe Elsa Toskën.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta deklaroi se ajo që thotë KED nuk ka asnjë vlerë. Ai nuk i kursen as akuzat ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, teksa shprehet se “Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit”.

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori. Jemi shtet i së drejtës dhe jo republikë noteriale. Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ai edhe mund të ketë nevojë. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërsa nuk ka shqetësim për planin mafioz që i merr kompetencat Presidentit”, u shpreh ai.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT