E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

“Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj, priten reshje të dendura”, Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin, kanë ngritur alarmin për përmbytje. Me anë të një njoftimi të shpërndarë në faqen e Facebook-ut të Bashkisë Vlorë, apelohet ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme me makinë, pasi reshjet do të vijojnë të dendura.

Bashkia tërheq vëmendjen qytetarëve për vendin e parkimit të makinave. Sipas Bashkisë, qytetarët duhet të kenë kujdes të veçantë për vendet që rrezikojnë të përmbyten. Duke iu referuar meteorologëve, kushtet e përkeqësuara të motit dhe reshjet  e dendura do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

Statusi

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Të dashur qytetarë!Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni…

Publiée par Bashkia Vlorë sur Lundi 12 octobre 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...