Një 41-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar në një kasolle. Para se të kryente aktin e rëndë, ajo kishte menduar edhe për fëmijët e saj.
Merita Filaj, nga fshati Molisht në ish/komunën Sinjë, në rrethin e Beratit, ka varur veten me litar në një kasolle, që ndodhej pak metra larg banesës së saj.
Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se viktima, 15 minuta para vetëvarjes ka telefonuar policinë në numrin 129, dhe u ka thënë duke qarë që të kujdeseshin për fëmijët e saj.
Viktima nuk vuante nga asnjë formë depresioni, por duket se kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetonte, e kanë detyruar të ndërmarrë këtë akt ekstrem.