Ju mund ta keni zakon të lani duart pasi dilni nga banja. Por mund të dezinfektoni edhe celularin tuaj që e kishit në dorë, teksa ishit në WC. Por një studim i Universitetit të Arizonës në SHBA, ka zbuluar se telefonat celularë bartin të paktën 10 herë më shumë mikrobe sesa një tualet. Ndaj duket se ka ardhur koha të mësoni mënyra më të shëndetshme, për të ruajtur shëndetin tuaj.
Ndërkohë, mikrobet gjenden me shumicë edhe në vende të tjera. Çanta e dorës, mund të përmbajë 3 herë baktere më shumë sesa një ulëse e WC-së.
Po tastiera e kompjuterit tuaj? Pesë herë më shumë. Rubineti i lavamanit në guzhinën tuaj? 21 herë. Sfungjeri i kuzhinës? 456 herë. Prandaj, shqetësohuni për shumë gjëra të tjera që mund t’ju sëmurin, dhe jo për ulësen e tualetit.