E enjte, 25 Nëntor, 2021
5.5 C
Tirana

“Kujdes, po ju monitorojmë”/ Tatimet dhe financat u çojnë shkresë VIP-ave

Tatimpaguesve VIP u ka shkuar ditët e fundit një shkresë e përbashkët nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Tatimeve, në të cilën thuhet se tatimet kanë konstatuar se disa biznese i kanë ulur ndjeshëm pagat e deklaruara për punonjësit në qershor, në krahasim me dhjetorin 2019 dhe paralajmërohen të reflektojnë dhe të vetëkorrigjohen, ose do të vijojnë me masat që parashikon ligj.

Në shkresë thuhet se kjo dukuri është konstatuar për disa biznese, megjithatë, shkresa paralajmëruese u është drejtuar të gjithë subjekteve VIP. Nga shkresa nënkuptohet se tatimet kanë dyshime se është rritur evazioni në tregun e punës dhe disa biznese po deklarojnë paga më të ulëta sesa u japin realisht punonjësve të tyre.

Në shkresë thuhet:

Pas një procesi të vazhdueshëm verifikimi për pagat e punonjësve në tregun e punës është konstatuar se paga e deklaruara nga ju për periudhën Qershor 2020 për disa punëmarrës është ndjeshëm nën nivelin e deklarimit të periudhës Dhjetor 2019.

Përveçse në shkelje të ligjit, Ju sjellim në kujtesë se deklarimi më i ulët i pagave nga ato që realisht paguhen, sjell pasoja për punëmarrësit, duke i privuar ata nga të drejta përfitimi sidomos në të ardhmen.

Me synimin, së pari të ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi, ju ftojmë të reflektoni në deklarimin real të pagave për punonjësit tuaj.

Ju bëjmë me dije se Administrata Tatimore do të vazhdojë të monitorojë aktivitetin tuaj dhe për çdo parregullsi për të cilin ju nuk keni ndërmarrë veprime vetëkorrigjuese, do të vijojë me masat që parashikon ligji.

Ju falënderojmë me besim në ndryshimin që do te reflektoni!”, përfundon shkresa e përbashkët e tatimeve dhe financave. /Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sherr mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 17-vjeçari

Një sherr për konflikte të dobëta ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një 17-vjeçar me inicialet A. S., ka përfunduar në spital...

Mbi modelin Ramiz Alia

Nga: Genc Pollo Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas...

Fuste në vend mallra “si ndihmë humanitare”, procedohet përfaqësuesi i shoqatës

Dogana ka goditur një skemë mashtrimi. I referohemi një rasti me mallra të importuara “si ndihmë humanitare”. Nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i...

Ringjall fantazmën Millosheviç/Meta sulmon ‘Open Balkan’ dhe ‘shigjeton’ Ramën

Nisma e "Ballkanit të Hapur" nga Prishtina është sulmuar nga kreu i shtetit, Ilir Meta. Për të, kjo nismë rivalizon procesin e Berlinit dhe...

“VIDEO 3D” e aksidentit në Bullgari, si u përplas autobusi

Në mediat maqedonase është publikuar një video 3D ku tregon skenën si ndodhi aksidenti tragjik me 46 të vdekur në Bullgari. Aktualisht ka komente...