KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA!

Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në tokë, pasi nuk ka më vend.

Ndërkohë, që morgu presupozohet që duhet të ketë dhoma frigoriferike për të vdekurit.

Kujtojmë që në fillim të pandemisë, kryeministri Edi Rama na terrorizonte me pamjet e Bergamos në morg, por situata i ka dalë jashtë kontrolli në Shqipëri kur kishte 9 muaj kohë të merrte masa.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 15 viktima, ndërsa nga nisja e pandemisë, vendi ynë regjistron 672 të vdekur nga Covid-19.

Nga ana tjetër, kreu i PD Lulzim Basha akuzoi për fshehje të numrit të viktimave dhe kërkoi hetimin nga ana e prokurorisë.