Kreu i Shtetit, Ilir Meta, uroi klubin e Tiranës për titullin e 25-ë kampion të Shqipërisë. Meta u shfaq veshur me fanelën bardheblu, ndërsa bëri thirrje për respektimin e masave mbrojtëse prej koronavirusit.
Pas këtij postimi, nuk ka vonuar edhe ironia nga Zv.kryeministri Erion Braçe. Ai ka publikuar në Instagram dy foto paralele të Metës.
Njëra kur klubi i futbollit Skëndërbeu fitoi kampionatin dhe Meta ishte aty për të ngritur kupën, dhe tjetra; një foto që vetë Kreu i Shtetit publikoi në facebook, me fanelën e Tiranës.